Reperi nga Ferizaji, Mozzik, gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka venodusr të shpërndajë albumin e tij në qytete të ndryshme.

Përmes një autobusi që ishte i dizajnuar me kopertinën e albumit, ai kishte zgjedhur disa qytete ku edhe takoi fansat e tij.

Mozik Insta
Mozik Insta

Por, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka ndërprerë aktivitetin për shkak të urdhrave të Policisë së Kosovës.

“Për shkaqe të mediave mashtruese që nxisin panik, policia dha urdhër që ta ndërprejmë këtë iniciativë dhe më falni por më duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e radhës, duke respektuar vendimin dhe urdhrin e policisë”.

Mozzik
Mozzik

“Gjithçka ishte në rregull, njerëzit ishin me maska dhe pa skandale dhe sherre. Do mundohemi ta gjejmë një mënyrë tjetër për shpërndarjen e albumit”.

“Ju dua të gjithëve. Ju media faleminderit, ia arritët”. Ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

Mozzik 1
Mozzik 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: