Në juglindje të Vlorës shtrihet fshati i bukur i Lepenicës, një krijim i rrallë prehistorik. Vendi i kapedanëve dhe komandantëve të luftrave të fuqishme, vendimtare. Mes

këngës labe kemi njohur figura që kanë bërë historinë e vendit nga ku bëmat e tyre janë hisua  dhe refreni i këngëve polifonike që burrat e vendit merrnin vënçe nën gurgullimën e ujërave që rridhnin nga shpati i malit. Ata ishin qëndresa e fortë e trojeve shqiptare që sot jetojnë dhe ruhen të gjallë në memorien e të gjithë brezave . Në Lepenicë  lindi dhe u rrit Ahmet Lepenica, i cili u radhit në rradhët e historisë. Ahmeti lindi në një familje patëriotike dhe atdhetare nga ku udhërrëfyes të trimërisë dhe fisnikërisë kishte veprat dhe bëmat e gjyshit të tij, Cane Lepenica.Si komandant i përgjithshëm i trupave kombëtare në luftën e Vlorës të vitit 1920, shkëlqeu me zotësinë dhe trimërinë e tij, e cila frymëzohej edhe nga trimëritë dhe veprat e ushtarakëve të tjerë si Memo Mete Brati apo edhè Kanan Maze. Ahmet Lepenica ishte shfaqur si ushtarak në Manastir, Shkup dhe  Janinë për shpalljen e pavarsisë Kombëtare.

Ahmeti në vitin 1908 përkrahu lëvizjen e xhonturqëve dhe bashkëpunoi me Mustafa Qemal Ataturkun në Komitetin e Selanikut, Nga ku historia dhe gojëdhëna rrëfen se dy miqtë e ngushtë  të shkollës ushtarake të Selanikut të Mustafa Qemalit ishin Ahmet Lepenica dhe Memo Mete Brati. Ishte viti 1911 kur Ahmet Lepenica u caktua Komandant i garnizonit ushtarak turk të Mavrovës në Vlorë, i cili kishte ndihmuar në armë e municione për nevoja të kryengritjes në jug të vendit. Me shpalljen e pavarsisë Kombëtare  në nëntor të 1912, Ahmet Lepenica  sherbeu pranë ministrit të luftës Mehmet Pashë Derralla. Ai ishte i lidhur ngushtë edhe me djalin e Ismail Qemalit, Et’hem Bej Vlora, miqësi e cila u forcua edhe më shumë në kohën e qeverisë së Vlorës. Në vitin 1913 Ismail Qemali e caktoi Ahmet Lepenicën të krijonte repartet ushtarak të xhandarmërisë në qytetet  si Fier, Lushnje dhe Berat, por asaj kohe Ismail Qemali  krijoi një trupë ushtarake pranë qeverisë me në krye Ahmet Lepenicën ku bënin pjesë edhe 25 luftëtar të Isa Boletinit, kështu u zbraps edhe rreziku që i kanosej qeverisë së përkohëshme të Vlorës.

Ahmet Lepenica ishte një major i madh dhe i fuqishëm që fjala i kishte peshë dhe i bënte vend. Si një nga kundërshtarët e pushtimit të Vlorës nga Italia në dhjetor të 1914, së bashku me Osman Haxhiun, Ali Asllanin dhe shumë të tjerë, Ahmet Lepenica ishte komandant i xhandarmërisë së Vlorës, i emëruar nga qeveria e Princ Vidit. Por Ahmet Lepenica qëndroi në krahë të Osman Haxhiut  dhe atdhetarëve të tjerë të Vlorës, ai udhëhoqi fuqinë popullore përballë gjeneralëve të njohur të europës si Piaçentini. Në vitin 1899 ai ndodhej në Turqi, ku për akte trimërie ishte graduar kapiten dhe kishte marrë medalje. Ahmeti në vitin 1912 kur në Vlorë u ngrit flamuri, u arratis nga trupat turk dhe erdhi në Vlorë duke udhëhequr 400 ushtarë Kosovarë me në krye Isa Boletinin.Trimëria e tij ishte një dorë e fortë e Ismail Qemalit.

Për Ahmetin shkruajtën profesor të nderuar, një ndër ta është dhe Bardhosh Gaçe, i cili ndër krijimtaritë e tij, radhit më së miri veprën dhe figurën e Ahmet Lepenicës.

Por vepra dhe figura e Ahmet Lepenicës rron dhe ka triumfuar në shpirtrat e atyre që e deshën dhe e vlerësuan veprimtarinë e tij, por ata që e ruajnë thellë në memorie dhe marrin frymë dhe shembull janë nipat dhe mbesat, të cilët krenohen dhe  luftojnë për ta ruajtur dhe përcjellë ndër breza çdo virtyt të tij.

Ahmet Lepenica ndodhej aty ku kanosej rreziku i madh, ku kërkohej guximi e ku thërritej trimëria. Ai ishte një luftëtar i rilindjes së kombit. Në mars të vitit 1919 në fshatin Brataj të krahinës së Mesaplikut u formua “Mbrojtja Shkollore” një përgatitje për çlirimin e Vlorës, asaj kohe u formua komiteti prej 11 vetash, nga ku Ahmet Lepenica ishte njëri prej tyre. Ahmeti ishte ndihmë për mbrojtjen e Lushnjës, pa të cilën nuk do të kishim sot  Kongresin e Lushnjes dhe pavarësinë e Shqipërisë.

Më 2 qershor të vitit 1920 komiteti “Mbrojtja Kombetare” e vendosi selinë në Beun të fshatit Vajzë dhe më datën 4 qershor Ahmet Lepenica u emërua Komandant i Përgjithshëm.

Mjaftë i rëndësishëm është takimi në Lepenicë më 27 shkurt të vitit 1920 ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri i Shqipërisë Sulejman Delvina, i cili zgjodhi Lepenicën prej tij, si vendlindje e mikut të tij Ahmetit.

Me solemnitet Ahmet Lepenica u betua në Kuran dhe ky vendim u firmos nga gjithë pleqësia e prefekturës së Vlorës.

Me një personalitet dhe atdhetarizëm të  pa çmuar ky bir i denjë ishte, është dhe do të mbetet një faktor ushtarak dhe një ndër historitë më të mëdha të kombit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb