Tifozët islandezë, ashtu si tifozët kuqezi, ishin një nga kujtimet më të bukura nga “Euro2016”, për të dy përfaqësueset ishte hera e parë që shkonin në Evropian.

Tifozët e përfaqësueses nordike, nuk e braktisin kombëtaren e tyre as në transfertën përballë Shqipërisë, pavarësisht se të dy përfaqësueset janë jashtë gare. Të paktën në numër, por shumë origjinal, disa prej tyre e kanë nisur transfertën përballë Shqipërisë nga Durrësi.

Të qeshur dhe me veshje tradicionale, tifozët islandez po shijojnë fillimisht qytetin bregdetar për të mbështetur më pas ekipin e tyre në “Air Albania”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb