Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka asgjësuar 261 individë të dhelprës së kuqe. Sipas drejtueseve të Projektit PAZA kjo është faza më e mirë dhe Shqipëria ka treguesit më të mirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor ku po zbatohet ky program.

Sipas planifikimit, deri në fund të muajit dhjetor të këtij viti pritet të asgjësohen 324 dhelpra të kuqe në vendin tonë. 39 punonjësit e AdZM-ve janë trajnuar për të kryer procedurat sipas standardeve, si dhe kur dalin në terren kanë veshjet përkatëse, ku dallohen logot e institucionit dhe të programit.

“Ky program ka vlerë shëndetësore dhe mjekësore, pasi përveçse mbrohen popullatat e dhelprës dhe kafshëve të tjera nga virusi i tërbimit, por ndihmon dhe në gjetjen e vaksinës kundër virusit të tërbimit. Dhelpra e kuqe është mbartëse e virusit të tërbimit dhe prej saj infektohen qentë, macet, duke infektuar dhe njeriun nëse infektohet prej tyre”, thuhet në reagimin e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb