Ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar pas padisë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar bëri në SPAK ndaj ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca. Me një postim në Twitter Xhaçka shkruan se ambasadori Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve i cili ka shkuar përtej thirrjes së detyrës për të ndihmuar shqiptarët në pasojat e tërmetit 2019 dhe në trajtimin e pandemisë COVID19 dhe pasojave të saj.

Ajo shprehet e keqardhur për për akuzat  që sipas saj Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka  shpifur ndaj tij.

“Luigi Soreca është një mik i mirë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Një mik i cili ka shkuar dhe përtej detyrës së tij, për të ndihmuar shqiptarët me pasojat e tërmetit dhe pandemisë COVID-19. Një mik i vërtetë i cili ka mbështetur integrimin e vendit tonë ??, edhe duke kritikuar qeverinë dhe politikën në rastin e gabimeve të bëra. Keqardhje për akuzat e bëra ndaj tij. E sigurt që Ambasadori Soreca gëzon respektin dhe mbështetjen e shumicës së popullit shqiptar”- shkruan në postimin e saj Xhaçka.

Twitter

Më herët ishte Komisioni Evropian  i cili reagoi me një deklaratë nga Brukseli, me anë të zëdhënësit të KE që i cilësoi të pabaza akuzat e ngritura ndaj ambasadorit Soreca, duke thënë se ka një fushatë të drejtuar kundër delegacionit të BE në Shqipëri

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb