Në programin “Dola te Ola” këtë të diel ishte i ftuar aktori Alfred Trebicka, ku ndër të tjera foli edhe për marrëdhëniet që ai ka me familjarët e tij.

Alfred Trebicka tha se prindërit e tij kanë qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të dhe nuk i kanë sjellë asnjëherë pengesa.

Ai rrëfeu se me nënën është shumë i lidhur duke qenë se ajo fatmirësisht është pranë tij, ndërkohë që babai dhe vëllai i tij kanë humbur jetë.

Gjatë bisedës ai tha se ka pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të vëllanë, teksa rrëfeu se humbja e parakohshme erdhi si pasojë se në rininë e tij ishte marrë me sporte të forta, të cilat i kishin krijuar probleme me zmadhimin e zemrës dhe dobësimin e mureve të saj.

Këto probleme vëllai i aktorit i hasi rreth moshës 51-vjeçare, por që rezultuan fatale pasi ai humbi edhe bashkëshorten e tij në moshë të re, 47 vjeçe. “Kam kujtime shumë të bukura me të dhe për të vetmen gjë që më vjen më shumë keq është kur shkoja në spital dhe nuk e ndihmoja dot. Nuk i bëja dot asgjë”, tha aktori mes lotëve.

Ndërkohë me tej Trebicka foli dhe për bashkëshorten e tij Violeten, “Është gjithçka për mua. Është një model. Jam me fat”. Ata prej vitesh janë prindër të një vajze, me të cilën aktori tha se ka një marrëdhënie të veçantë.

Endri dhe Stefi Prifti zgjodhën ta përshëndesnin Alfred Trebickën me një këngë korçare duke qenë se aktori është rritur në Korçë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb