SKOCI

Një shqiptari, i cili pretendon të jetë viktimë e trafikut të qenieve njerëzore është burgosur me 2.6 vite burg në Skoci. Mediat vendase raportojnë se Mirjan Kastrati u arrestua  në  një fermë kanabisi brenda shtëpisë në qytetin Galashiels në Skoci.

Para gjykatës 30-vjeçari tha se ishte viktimë e trafikimit dhe se po merrej me kultivim droge për të shlyer borxhin prej 16 mijë paundësh, shumë të cilën e kishte marrë borxh për të  kaluar ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pas një kontrolli të ushtruar në muajin prin, policia gjeti në banesën e shqiptarit 700 rrënjë kanabis, vlera e të cilës arrinte deri në 200 mijë euro nëse do shitej në treg. Në momentin e kontrollit 30-vjeçari shqiptar po flinte në ambientet e kuzhinës.

Prokurori Graham Fraser, solli në gjyq detaje të reja për sa i përket arsyeve se pse  shqiptari synonte  të shkonte në Britani të Madhe. Ai pohoi se xhaxhai i Marjanit ishte politikan i rëndësishëm në vendin tonë, i cili ishte vrarë  nga persona të paidentifikuar dhe kjo ka qenë arsyeja se pse 30-vjeçari kërkonte të largohej me çdo çmim në drejtim të shtetit anglez. Sipas dëshmisë së shqiptarit, pas kësaj ngjarjeje ai dhe famija e tij kanë marrë vazhdimisht kërcënime.

I akuzuari tha se ishte arratisur nga Shqipëria përpara vitit 2018. Ai tregoi se si xhaxhai i tij, i cili ishte një person i rëndësishëm në politikë, ishte vrarë. Pas mesazheve kërcënuese për veten dhe familjen ai ishte detyruar të ikte nga Shqipëria. Ai po punonte për një grup që të shlyente borxhin”tha Fraser.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: