Me Wembley në krahë por më historinë kundra. “Tre luanët” ndihen të pamposhtur në fortesën e tyre: 15 fitore në 17 ndeshjet e fundit por kurrë më parë nuk e kanë mposhtur Italinë në një turne madhorë.

Gareth Southgate arriti më në fund të thyente një mallkim gjysmëshekullorë, arriti të dërgojë sërish Anglinë në një finale të madhe por në këtë pikë nuk dëshiron të mjaftohet me kaq, kërkon të fitojë dhe trofeun për të hyrë në histori, por përpara kanë një pengesë shumë të madhe, Italinë, një ekip me shumë traditë dhe ekspert në nivele të tilla.

“Rekordet e Italisë janë fenomenale. Kanë luajtur 10 finale, ndërmjet botëroreve dhe evropianeve. Përpara nesh kemi një detyrë shumë të madhe, por do ta përballojmë me shumë dëshirë.

Mancini ka bërë një punë fantastike me përfaqësuesen, mënyra se si ekipi i tij ka luajtur në këto dy vite tregon gjithçka. Nuk është vetëm numri i fitoreve radhazi por dhe golat e paktë që pëson kjo skuadër,” – u shpreh Southgate në një intervistë për Guardian, duke u ndalur më pas tek efekti Ëembley:

“Të dëgjojë Wembley dhe të gjithë kombin duke festuar ishte një nder i madh. Nuk mund të jem më krenar se kaq, të drejtoj vendin tim dhe ti jap lumturi në këto momente të vështira është diçka shumë special.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb