Gareth Southgate motivon lojtarët dhe ambientin në ishull duke i kujtuar se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të mos dështuar më, por në të njëjtën kohë flet me shumë respekt për rivalin e tyre në këtë gjysmëfinale, Danimarkën: “Ata janë një skuadër shumë e mirë. Kanë fituar një evropian, pra kanë një rekord më të mirë se ne, shpesh mendoj se njerëzit në vendin tonë e harrojnë këtë detaj. Nuk kemi qenë kurrë në një finale evropiani, pra është një mundësi shumë e mirë për lojtarët tanë për të shkruar historinë”, theksoi Southgate duke analizuar më pas sfidën:

“Jemi përballuar dy herë në vjeshtë me ta dhe e dimë se sa e vështirë është ti mposhtësh. Kanë lojtarë të mirë dhe mendoj se kjo skuadër është edhe më e mirë se sa ajo që jemi përballur. Mungesa e Eriksen? Sigurisht që për ta ka qenë një goditje e fortë, jo vetëm që humbën një lojtarë si Eriksen por për të gjithë atë që ndodhi. Reaguan në mënyrë fantastike dhe tashmë janë më të fortë dhe më të bashkuar. Wembley me 60,000 tifozë? Është fantastik për ne të kesh një suport të tillë, mgjth në fund ndeshja do të vendoset në fushë dhe jo në tribunë. Na duhet një skuadër që të luaj mirë, të mbrojë mirë dhe të sulmojë mirë. Ne duhet të përgatitemi shumë mirë për të mposhtur një skuadër teknikisht të vështirë”, u shpreh Southgate në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb