Në prag të derbit Tirana-Partizani, trajneri i kryeqytetasve Orges Shehi ka dalë në një konferencë për mediat. Ai është shprehur se do të jëtë një sfidë e veccantë. Ndër të tjera Shehi u shpreh se derbi i mobilizon vetë futbollistët dhe se teknikët nuk kanë nevojë të bëjnë asgjë.

“Kur përfundon një ndeshje përqëndrimi është tek tjetra, aq më pak kur ndeshjet janë kaq afër. Jemi munduar që të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, kemi edhe ne dyshimet tona se kë lojtar do të hedhim në fushë pasi jo të gjithë janë në gjendje të mirë. Duhet të presim deri nesër për të vendosur.

Derbi është derbi dhe është një ndeshje e veçantë e kampionatit tonë. Ne do të shohim se çfarë do të bëhet nesër, sepse javë pas jave dalim para të gjithë njerëzve dhe do të jemi si në provim. Duhet të ndryshojmë shumë gjëra nga ndeshja e fundit, më e rëndësishme është ndryshimi, sepse derbi ta imponon vetë, trajnerët nuk kanë nevojë të mobilizojnë futbollistët.

Kur javët kalojnë atëherë pozicionohen skuadrat dhe ka ndarje edhe për shkak të asaj që kanë dhënë në fushë. Në derbi nuk ka asgjë rendësi se cfarë është bërë, është një ndeshje që kur njerëzit janë në fushë udhëhiqën nga emocionet dhe mendoj se kjo është arma më e fortë e të gjitha skuadrave dhe ti marrin nën kontroll.

Ne përballë çdo kundërshtari që luajmë marrim masat ose analizojmë kundërshtarët. Cdokush ka pikët e forta dhe të dobëta, ka mënyrën e vet si e interpreton ndeshjen dhe krijojmë një ide sepse derbi ta imponon vetë adrenalinën.

Kemi gjërat e qarta, çdo skuadër ka një panoramë të qartë përballë skuadrave që luan. Nuk mendoj që klasifikimi ndikon pas ka ende shumë javë përpara, nuk ka mbaruar as gjysma, edhe pse çdo kush në ndeshjen e ardhshme do të shkojë me mentalitet se ka luajtur shumë mirë sfidën e kaluar, por kërkon të përmirësohet.

Ajo që mund të na japë fusha nesër e kuptojmë qartë çfarë është bërë dhe çfarë jo, sepse të flasësh para derbit janë gjëra të kota. Nuk i vura 0 lojtarëve pas Teutës, por gjithë skuadrës përfshirë edhe veten.

Unë nuk veçoj lojtarët, edhe kur ata gabojnë sepse jemi qënie njerëzore, por se si e interpretuan ndeshjen ishte ai mendim që unë dhashë. Unë kam lojtarë të përgjegjshëm që dinë të vlerësojnë dhe e dinë shumë mirë, pas bisedimeve që patëm pas sfidës ata e dinë që skanë qenë në 100% e tyre, me zor e presim derbin”, u shpreh Shehi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb