Inxhinieri Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 ka thënë se Bashkia e Tiranës ka abuzuar me tërmetin e 26 nëntorit duke zbuluar edhe fenomonenin që ai e denoncon.

Sipas Meçes më 13 dhjetor të 2019 Bashkia e Tiranës me njoftim zyrtar ka lidhur 19 kontrata me 7 kompani për vlerësimin e 19 ndërtesave të cilat ishin të prishura ose nuk kishin nevojë për t’u vlerësuar pasi do të shembeshin.

Sipas Meçes janë 415 mijë euro që janë paguar nga Bashkia e Tiranës për këto ndërtesa ose 22 mijë euro për ndërtesë sipas tij, gjë të cilën mund ta bënin inxhinierët e Institutit të Ndërtimeve.

Por Bledi Çuçi nga ana tjetër ka reaguar duke thënë se Bashkia e Tiranës e ka përgënjeshtruar dhe se shifra që Arben Meçe përmendi ishte jo vetëm për Bashkinë e Tiranës, por për të gjitha Bashkitë pasi ia dha qeveria në janar të 2020.

 

DEBATI NË EMISIONIN REAL STORY

Blendi Cuçi: Kemi dy gjëra, prishje të 79 objektesh me rrezik imediat. Kemi 11 mijë verifikim të thelluar me akt ekspertimi. Media e ka akuzuar Bashkinë sikur ka paguar ekspertë për ndërtesa që janë shembur. Mazniku e përgënjeshtroi.

Arben Meçe: Në Tiranë nga Bashkia është bërë prishja para vendimit,

Bledi Cuçi: Janë 79 ndërtesa

Arben Meçe: I pari që ka mbrojtur ndërtesat e prishura në Durrës jam unë. Këtu nuk shtrohet çështja e prishjes së objektit janë paguar lekë për vlerësues. Shihe çfarë ngrita unë, sikurse njofton buletini i prokurimeve publike data 13 dhjetor 2019 Bashkia Tiranë ka bërë 19 kontrata vlerësimi të paguara me 7 kompani kontraktore. Është bërë nga dy media dhe janë njoftime publike. Bashkia duhet të japë përgjigje për këtë. 113 mijë euro për konvikt në Qytet Studenti dhe 41 mijë euro për një shkollë tjetër. Do shihni çudira për  kompanitë se kush kompani janë. 22 mijë euro është paguar për një vlerësim të një objekti që ishte prishur ndërkohë.

Sokol Balla: Thotë për 17 shkolla. Janë paguar këto.

Eduard Zaloshnja: Duam burimin, vendosi emrin apo median

Arben Meçe: Janë 415 mijë euro për të bërë vlerësimin e 17 objekteve në janar.

Bledi Çuçi: Janë për më shumë. Këtu është gabimi. E sqaroj unë. Në dhjetor Bashkia mobilizoi inxhinierët. Në janar qeveria dha para për të gjitha Bashkitë për të gjitha ndërtesat DS4 DS5 dhe një pjesë ja dha Bashkisë së Tiranës dhe pjesën tjetër Institutit të Ndërtimeve.

Arben Meçe: 22 mijë euro të cilat i jep taksapaguesi shqiptar për një objekt ku eksperti i Institutit të Ndërtimit e ka bërë brenda një viti dhe ka thënë që duhet të prishet. Ky fenomen do e denoncoj dhe një nga fituesit është kandidati për kryebashkiak i PS në Skrapar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb