Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, uron xhudisten kosovare, Nora Gjakova, e cila i dhuroi sot vendit të saj medaljen e dytë të artë olimpike.
Basha shkruan në “Twitter” se ky nuk është vetëm një sport, por një shtet, që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare.
“Gëzojmë për medalisten e artë🏅Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! 🇽🇰”, shkruan Basha.
Gëzojmë për medalisten e artë🏅Nora Gjakovën dhe për Kosovën sepse ky nuk është vetëm një sport por një shtet që nëpërmjet sportit ngrihet ballëlartë në arenën ndërkombëtare dhe na nderon të gjithëve! Historike! 🇽🇰 pic.twitter.com/gUblS5KsWm
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) July 26, 2021
(BalkanWeb)