TIRANË

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dekoron 11 drejtues të Policisë, zjarrfikëses dhe punonjës të cilët u angazhuan gjatë operacioneve të kërkim – shpëtimit dhe spikatën me aftësitë e tyre profesionale në ato ditë të errëta për popullin shqiptarë, në të cilat tërmeti me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter mori 51 jetë në Durrës, Thumanë dhe Lezhë.

Lleshaj dekoroi me titullin “Medalja e Nderit”, Ardi Veliun, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit

Tonin Vocajn, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, Gjovalin Loka , Drejtor i Departamentit të Rendit e Sigurisë Publike, Sokol Bizhga, Drejtor i FLO-s, Drejtorin e Policisë Durrës, Lorenc Shehun dhe shefin e komisariatit të Krujës Artur Hehaj.

‘’Medalja për Trimëri’’ iu është dhënë Drejtorit të Policisë Durrës, Lorenc Shehut dhe shefit të  komisariatit të Krujës, Artur Hehaj.

Ndërkohë Medalja “Për shpëtim jete’’ u jepet Artur Dulit, punonjës i FNSH, Klodian Hysit, punonjës i RENEA, Luan Kapajt, zjarrfikës i MNZSH Vlorë, Endri Krashtas, shef i MNZSH, Kavajë, Gjovalin Zefit zjarrfikës i MNZSH, Vau i Dejës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb