Peshngritësja Romela Begaj arriti të bënte krenar mbrëmë të gjithë shqiptarët duke fituar një medalje ari në stilin e shkëputjes si dhe duke fituar të argjendtën në dygarësh. Sportisja 31-vjeçare mund të kishte bërë më shumë nëqoftëse nuk do të kishte garuar e dëmtuar në fund, por gjithsesi arriti të shpallej nënkampione e botës.

Një rezultat shumë pozitiv dhe njëkohësisht rekord për vendin tonë i cili nuk e arrinte një gjë të tillë prej 45-s vitesh.

Me rezultatet e larta të arritura, në bazë të ligjit të ri për sportin, për Romela Begaj do të vijnë edhe paratë. Shqiptarja do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra, për medaljen e marrë në Amerikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb