TIRANË-Fituesi i Eurovizion 2015, Mans Zelmerlow nuk e kishte menduar se një foto e publikuar në internet duke u relaksuar në një kolltuk gjatë pushimit të provave mund të kthehej në një kërcënim për të.

Sipas ‘Daily Star’, shqiptarët kanë vërshuar me komente dhe kërcënime me vdekje ndaj 28- vjeçarit, pasi sipas tyre ai ka injoruar vendin e tyre duke shkelur mbi flamurin që ndodhej i palosur mbi kolltukun ku ai po relaksohej gjatë provave në Vjenë.

‘’Nëse do të kisha afër, do ju kisha vrarë’’ shkruan një shqiptar në komentin e fotos, ndërsa një tjetër shkruan ‘’Vafsh në djall’’. Më tej një tjetër shqiptar ka shkruar ‘’ Nuk e di nëse është me qëllim apo jo, por flamuri në këmbët tuaja tregon mungesë respekti, shumë njerëz kanë derdhur gjak për atë flamur’’.

Pas shumë komenteve të ngjashme këngëtari suedez ka fshirë foton nga profili zyrtar në Instagram, ndërsa ka refuzuar të komentojë personalisht ngjarjen, por përfaqësuesit pretendojnë se ka qenë një ‘veprim pa vetëdije’ nga Mans Zelmerlow dhe ai nuk ka pasur qëllim të injorojë askënd, shkruan ‘‘Daily Star’, raporton BalkanWeb.

Ndërkohë policia suedeze ka nisur hetimet për kërcënimet me vdekje ndaj 28-vjeçarit, i cili vizitoi dje qytetin e tij të lindjes Lund, pasi u shpall fitues i Festivalit Evropian me këngën ‘Heroes’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: