Vladimir Putin ka porositur 21 krematoriume të lëvizshme nga shteti kinez, ku do të shkrihen trupat e pajetë të ushtarëve të vdekur rusë në Ukrainë.

Besohet se ato do të përdoren në vijën e frontit për të fshehur shkallën e vërtetë të vdekjeve midis trupave të mobilizuara, raporton metro.co.uk.

Rusia ka humbur tashmë rreth 100 mijë ushtarë që nga fillimi i pushtimit, por ka zëra që Moska po përgatitet që numri i të vdekurve të dyfishohet në 220 mijë deri në muajin maj.

Kanali në Telegram, General SVR pretendon se Putini “nuk është i turpëruar prej humbjeve kolosale” nga lufta që shkaktoi në Evropë, por shkalla do të ishte “shqetësuese” për publikun.

“Si rezultat, sipas presidentit, humbjet duhet të fshihen me kalimin e kohës dhe për këtë janë porositur krematoriumet”, pohoi ai dhe shtoi se “Putini është informuar se porosia është gati dhe do të dërgohet në Rusi nëpërmjet vendeve të treta në të ardhmen e afërt”.

Rreth 40 mijë të burgosur thuhet se janë rekrutuar nga grupi mercenar, Wagner, i cili drejtohet nga miku i Putinit, Yevgeny Prigozhin, në bashkëpunim me agjencinë ruse të inteligjencës ushtarake GRU.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb