Më 14 shkurt, media e pavarur EU Reporter publikoi një artikull që përmbante akuza ndaj djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Por tani kjo media ka dalë me një tjetër publikim ku i kërkon falje Berishës pasi akuzat ishin të pabaza

“Këto akuza u bënë nga një burim që supozohej të ishte i besueshëm. Por ne tani pranojmë që këto akuza u bënë totalisht pa një bazë. I kërkojmë ndjesë z. Shkëlzen Berisha,” shkruhet në një publikim të fundit të EU Reporter.

q124

Gjithashtu më poshtë Shkëlzen Berisha sqaron disa nga akuzat që janë bërë kundrejt tij:

1-Nuk kam udhëtuar kurrë me z. Kalaj në Pragë. Kjo provë, që ju pretendoni se e keni në dosjen e gjykatës nuk ekziston. Po ashtu edhe komisioni parlamentar nuk e përmban një provë të këtij tipi.

2-Nuk kam diskutuar kurrë në lidhje me çështjen e privatizimit të CEZ, me drejtorë të kompanisë apo persona të tjerë të përfshirë.

3-Nuk kam zotëruar kurrë një vilë. Unë kam marrë një apartament në vitin 2013, nëpërmjet një kredie të marrë në bankë, për ta shitur më pas në vitin 2016. Kjo ka qenë e vetmja pasuri e imja e patundshme.

4-Në lidhje me shpërthimin në Gërdec, gjykata nuk shqyrti asnjë provë ndaj meje, sepse nuk ekzsitonte një e tillë.

5-E gjykoj të rremë faktin që Kalaj është miku apo bashkëpunëtori im.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: