Dhurata Dora është një artiste shumë e pëlqyer nga të gjithë.

Vokali i saj tejet i veçantë dhe paraqitjet e ndryshme skenike kanë bërë që ajo të marrë edhe vëmendjen e mediave gjermane.

Ka qenë pikerisht portali Instyle, që së fundi ka thurrur lavde për interpretuesen e hitit “Zemër”.
Në po të njëjtin shkrim përmendet se si Dhurata është pjesë e fushatës “Puma”, njësoj si Dua Lipa, Cara Delevigne dhe Winnie Harlow Teil.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Të marrësh pjesë në fushatën ‘Ajo Na Lëviz’ dhe ta përfaqësosh atë si e bija e një emigranti që ka gjetur më të mirën mes dy botëve kulturore do të thotë shumë për mua,” citohet të ketë thënë Dhurata.

Në shkrim përmendet edhe fakti se si këngëtarja shqiptare është rritur në Nuremberg, Gjermani.

Dora ka bërë me dije se këngën e re do ta publikojë përgjatë muajit qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb