Greqia pranon se Pakti Detar i vitit 2009 me Shqipërinë ka pasur gabime. Të paktën kështu shkruajnë mediat e vendit fqinj, sipas të cilave ky konkluzion i ka sjellë palët pranë njëra-tjetrës.

Mediat greke shkruajnë se Athina dhe Tirana e kanë arritur marrëveshjen për ridefinimin e zonave ekonomike, një zhvillim ky që lidhet direkt me interesin për kërkimin e hidrokarbureve në zonat e ashtuquajtura 1 dhe 2 në det.

Sipas medias vendase, pala greke ka pranuar se marrëveshja për zonat ekonomike ekskluzive ka qenë pjesërisht gabim nga ana metodologjike, një pikëpamje e mbështetur deri tani nga Shqipëria. Athina pranon që gjiret e detit duhet të konsiderohen “të mbyllura” me qëllim që të zbatohen dispozitat përkatëse të Konventës Detare.

Pala shqiptare ka rënë dakord përfundimisht se nuk ka asnjë pretendim për ishujt e vegjël Othon e Erikusas, çka për Greqinë ka shumë rëndësi në lidhje me marrëdhëniet me Turqinë, me të cilën ka përplasje për ishullin Kastelorizo”, shkruan media greke.

Kjo marrëveshje i hap rrugën shfrytëzimit ekonomik, sidomos kërkimeve për gaz natyror, ku Greqia ka avancuar në dhënien e leje për shfrytëzim tek disa kompani të fuqishme ndërkombëtare.

media greke energy

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb