Lorenzo Insigne ende nuk e ka vendosur të ardhmen e tij.

Napoli padyshim që është ekipi i tij i zemrës, pasi në ekipin e qytetit jugor është kapiten dhe simboli i skuadrës. Por vonesa e rinovimit, me kushtet e duhura, e kanë bërë atë të reflektojë.

Nga kjo situatë duket se po përfiton Interi, që pas shitjes së Lukalut, është hedhur në sulm për një sulmues. Interi deri më tani shihet e gatshme të ofrojë 25 mln euro, plus kartonin e Vecino që pëlqehet shumë në Napoli.

Aktualisht sulmuesi italian merr në Napoli 4.5 mln euro, ndërsa do të dëshironte të rinovonte për 6 mln euro në sezon.

Megjithatë një kali mi tij në Milano duket si e vështirë të ndodhë, pasi De Laurentis, nuk do të dëshironte të përforconte një kundërshtar direkt, por në kushtet aktuale, gjithçka mund të ndodhë, shkruajnë mediat italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: