Kryeministri israelit, Benjamin Netanyahu pritet të merret sot në pyetje nga policia, raportuan sot mediat izraelite.

Në një nga hetimet, Netanyahu është i dyshuar për përfitimin në mënyrë të paligjshme të dhuratave nga personalitete të pasur, përfshirë producentin e Hollivudit, Arnon Milchan. Vlera e përgjithshme e dhuratave përllogaritet referuar mediave në dhjetëra mijëra dollarë.

Milchan, mik i vjetër i kryeministrit është marrë gjithashtu në pyetje në muajin shtator.

Një tjetër hetim kërkon të përcaktojë nëse Netanyahu është përpjekur të arrijë një marrëveshje sekrete me pronarin e “Yediot Aharonot” për mbulim në favor të së përditshmes izraelite.

Netanyahu është mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme ndaj çdo shpifje duke pretenduar se është viktimë e një fushate për t’a larguar nga pushteti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb