Media serbe “Danas” duke u thirrur në qarqe diplomatike ka raportuar se ideja e “dy Gjermanive” mund të jetë në lojë përsëri sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi perëndimi e ka kuptuar se Vuçiç nuk do të pajtohet për ta njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Sipas një informacioni “ajo që është rishfaqur këto muaj si ide e anëtarëve më me ndikim të BE, kryesisht Francës dhe Gjermanisë”, është që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të rregullohen në mënyrë që autoritetet serbe të mos “pengojnë” anëtarësimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara në të ardhmen, transmeton Gazeta Express.

Siç është specifikuar, ndryshe nga Serbia, e cila si një shtet i njohur ndërkombëtarisht ka ambasadorin e saj në OKB, përfaqësuesi diplomatik i Kosovës nuk do të quhej “ambasador” dhe Serbia nuk do të duhej ta fshinte Kosovën nga harta si pjesë e saj territori, ashtu si ish Gjermania Perëndimore portretizoi ish-Gjermaninë Lindore si pjesë e një shteti të vetëm gjerman

Burimet diplomatike pretendojnë se administrata e Presidentit të ri të SHBA-së Joseph Biden pajtohet me këtë koncept, por që Uashingtoni zyrtar “do të ishte më i kënaqur nëse Serbia dhe Kosova do të njihnin njëra-tjetrën”, tha Palmer në një konferencë të përbashkët shtypi me Lajçak në Prishtinë.

Një burim i mediumit “Danas” shpjegon se pavarësisht mesazheve të tilla të njohjes, amerikanët “për të cilët pragmatizmi është një nga tiparet më dominante dhe kur bëhet fjalë për politikën e jashtme, e kuptojnë se autoritetet serbe, të udhëhequra nga Vuçiç, nuk pajtohen me këtë, ashtu si Kryeministri kokëfortë i Kosovës Albin Kurti ai pothuajse në asnjë mënyrë nuk do t’ia dëgjojë për modelin e dy Gjermanive”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dje e kishte të planifikuar një takim jozyrtar me diplomatin amerikan Mattheë Palmer i cili ka arritur në Beograd pas vizitës në Prishtinë.

Vuçiç do ta takojë Palmerin sot zyrtarisht pasi të zhvillojë takimin paraprak me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: