SERBI-Në ndërtesat shtetërore dhe në shtëpitë private në komunat e Preshevës dhe të Bujanocit, më 28 Nëntor, po valvitet flamuri i Shqipërisë. Kështu nis artikulli i të përditshmes serbe ‘Blic’, i cili që në titull tregon se “Përkundër së është i ndaluar me ligj, flamuri i Shqipërisë valëvitet në Presheve dhe Bujanoc”.

Artikulli nis me një historik të shkurtër të ditës më të veçantë për të gjithë shqiptarët, e cila shënon përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, në Vlorë, shkruan Gazeta Express.

‘Blic’ shkruan se manifestimi qendror i shqiptarëve nga jugu i Serbisë u shënua nga një program kulturor-artistik në Qendrën Kulturore ‘Vuk Karadzic’ në Bujanoc. Tregohet se udhëheqësit politikë shqiptarë organizuan një pritje për bashkatdhetarët e tyre. Madje, pretendohet se përkundër festimeve nuk janë vërejtur forca të shtuara policore në rrugët e Preshevës dhe Bujanocit.

Më tej artikulli i gazetës serbe, media për të cilën thuhet që kontrollohet nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, raporton se përdorimi i flamurit të huaj është veprim i ndalur me ligj në shtetin serb.
y6ujhm
Shteti mbron, por flamujt janë ende të vendosur shkruan ‘Blic’, referuar vendosjes së flamurit kombëtar kuqezi në komunat serbe të banuara më shqiptarë.

Për shkak të flamurit shqiptar, çdo vit politikanët lokalë dënohen për shkelje të ligjeve, por vazhdojnë ende ta ekspozojnë, vazhdon tutje artikulli i medies beogradase, përcjell në shqip Gazeta Express.

Në fund, gazeta përmend edhe kërkesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, të udhëhequr nga kryetari i Bujanocit, Jonuz Musliu, për të cilin ‘Blic’ shkruan se është i diskutueshëm, për legalizimin e flamurit të shqiptarëve, në theks të veçantë më 28 Nëntor.

“Autoritetet në Serbi kanë kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që ta krijojnë flamurin e tyre, i cili duhet të jetë ndryshe nga flamuri kombëtar i vendit të origjinës, siç përcaktohet nga Ligji për Pakicat Kombëtare. Në këtë rast, ata do të kenë të drejtën të përdorin flamurin çdoherë dhe zyrtarisht, por shqiptarët nuk e pranojnë këtë kërkesë”, shkruan gazeta serbe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: