Beteja për supremaci në Europë është duke u bërë mes SHBA-ve dhe Gjermanisë dhe do të vendoset në Kosovë, shkruan Tanjug. Për Gjermaninë, Kosova është një shtet i pavarur dhe nuk ka nevojë për diskutime të mëtejshme sa i përket shkëmbimit të territoreve. Parlamentarët gjerman Peter Beyer dhe Christian Schmitd ia transmetuan këtë mesazh presidentit serb Aleksandar Vucic dy ditë më parë.

“Është interesante që ata kanë një qëndrim kaq të vendosur, dhe ata thonë që do të bëjnë gjithçka që Prishtina të largojë taksën dhe të vazhdojë progresi në negociatat mes dy palëve”, pretendohet që ka thënë një burim i sigurt diplomatik për gazetën serbe.

Gjermania dhe SHBA-të janë shumë kokëforta sa i përket qëndrimeve të tyre.
Çfarëdo që kancelarja gjermane Angela Merkel thotë, SHBA-të e refuzojnë menjëherë, dhe anasjelltas. Kjo është arsyeja, citohet të ketë thënë burimi, që dy superfuqitë botërore po luftojnë për dominancë në këtë pjesë të Evropës dhe të dyja duan të marrin meritat kur të arrihet marrëveshja.

“Ndërsa gjermanët janë strikt, SHBA-të do mbështesnin një zgjidhje të re. Për Washingtonin, një shkëmbim territoresh do ishte ideal”, thotë më tej burimi.

Një burim tjetër nga qarqet diplomatike në Berlin citon Tanjug që SHBA-të nuk kanë bërë mjaftueshëm që të largohet taksa, pasi do ishte e qartë se nëse presioni do ishte adekuat taksa do largohej. Por Shtetet e Bashkuara duan që të përdorin taksën si mjet këmbimi me Serbinë.

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Matthew Palmer tha se është koha e duhur për tu arritur një marrëveshje Prishtinë-Beograd dhe rikujtoi mesazhin e presidentit amerikan Donald Trump që negociatorët duhet të përdorin mundësinë historike për ta bërë marrëveshjen.

Duke pasur parasysh që Parlamenti Europian do të shpërbehet me datën 16 prill, mbeten vetëm 11 ditë për të arritur një marrëveshje, dhe kjo është jashtëzakonisht e vështirë për tu arritur.
Nëse një kompromis nuk gjendet, atëherë duhet të pritet deri sa të krijohet administrata e re e BE-së në vjeshtë të këtij viti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: