Media turke “TRT World” ka shkruar një artikull në lidhje me festën e Fitër Bajramit. Kjo media nënvizon se 1.6 miliardë myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot këtë festë të beskuar për besimtarët myslimanë.

Më tej, në artikull thuhet se festa e Fitër Bajramit shënon fundin e agjërimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.  Bajrami shpallet në fillim të muajit të dhjetë të kalendarit islamik të quajtur Shauual, i cili vjen pas muajit të Ramazanit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsda në shkrim jepen detaje për festën e sotme, në të gjendet edhe një fotografi e disa vogëlushëve shqiptarë duke u lutur. Fotografia tregon tre vigëlushë që luten, teksa janë të veshur edhe me kostum popullor kombëtar shqiptar.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb