TIRANE- Prej kohësh Shqipëria është kthyer në distinacion për turistët nga mbarë bota. E tillë ka qenë edhe për një çift zviceran, të cilët kanë bërë një udhëtim në jug të Shqipërisë, ndërsa janë mahnitur nga bukuria e disa vendeve.

Lui dhe Steffi kanë udhëtuar nëpër 47 vende të Europës, ku ndalesë e tyre ka qenë edhe Shqipëria.

Sajti

Sajti zviceran ‘20 Minuten’ ka publikuar sot një artikull me titull “Kjo është arsyeja pse ju duhet të shkoni në Shqipëri!”, ku tregohet mes të tjerash rrugëtimi i çiftit drejt Syrit të Kaltër dhe Butrintit.

Ata shprehen të befasuar nga bukuritë natyrore të këtyre vendeve, duke i bërë reklamë të madhe Shqipërisë. Për më tepër shihni rrugëtimin e tyre përmes kësaj video.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb