Kim Kardashian dhe Kanye West nuk e kanë patur të lehtë vitin 2016. Probleme pas problemesh, që nga grabitjet, krizat psikopatike, dhe tashmë mesa duket martesa e çiftit të famshëm, po shkon drejt ndarjes.

Kim Kardashian duket se e ka ndarë mendjen ti kërkojë divorcin bashkëshortit të saj, pas krizës nervore që ka patur kohën e fundit. Të paktën kështu është shprehur një burim për Us Weekly. E për ta bërë më tragjike këtë, Kim do të kërkojë kujdestarinë e vetme të fëmijëve. “Kim Kardashian çdo ditë e më shumë mërzitet, dhe dëshiron t’i japë fund martesës 2 vjeçare me Kanye.

Kim Kardashian ka qenë pranë dhe i ka ndihmuar Kanye Westit që të rikuperohet pas problemeve të tij shëndetësore në qendrën spitalore UCLA për plot 10 ditë.

Mirëpo, 36 vjeçarja nuk është e lumtur me martesën e saj.

Nëse të gjitha këto janë të vërteta, do e quanim vitin 2016, vitin e ndarjeve të mëdha.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb