Sipas “Washington Post”, e cila citon dy burime me njohuri për çështjen, disa nga dokumentet që Donald Trump solli në mënyrë të pahijshme me vete në Mar-a-Lago nga Shtëpia e Bardhë u shënuan qartë si konfidenciale, duke përfshirë disa dokumente të nivelit,  “tepër sekrete”.

Zbulimet ka të ngjarë të rrisin presionin ligjor mbi manjatin dhe bashkëpunëtorët e tij dhe të ngrenë pyetje të reja se pse ato dokumente u vodhën nga Shtëpia e Bardhë. Është ende e paqartë nëse Departamenti i Drejtësisë do të nisë një hetim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb