Blerja më e re e Arsenalit, Granit Xhaka po qëndron në vendlindjen e prindërve të tij në Kosovë. Përveç mediave në Kosovë kësaj vizite i kanë kushtuar artikuj edhe mediat angleze.

Shqiptari që luan për Zvicrën, është blerë për 35 milionë paund nga Arsenali këtë verë. Ai ka zbritur në Prishtinë ku është pritur nga shumë fansa të Arsenalit.

Sipas Metro, ai ka fituar dashurinë e tifozëve para se të godas topin e parë si ‘revolverist’.
Granit Xhaka sot ka kaluar stërvitjen e mëngjesit me ekipin e Prishtinës.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: