Media britanike “The Telegraph” ka shkruar një artikull në lidhje me shqiptarët që burgosen në Britaninë e Madhe.

Në artikull nënvizohet se kostoja e një shqiptari në burg në Britani është shumë e madhe. Po ashtu, thuhet se në 6 vjet, në shtëpi janë dërguar vetëm 24 të burgosur shqiptarë.

Vetëm 24 janë riatdhesuar që nga nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa totali i burgut është rritur më shumë se katërfish për të arritur në 876, që përfaqëson numrin më të madh të kriminelëve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar.

  • foto galeri

Në vitin 2013, rreth 100 shqiptarë në burgje në Angli dhe Uells u veçuan për transferim të detyrueshëm sipas skemës. Shqiptarët ishin grupi i 16-të më i madh i burgosur nga kombësia, por tani janë më të mëdhenjtë, të ndjekur nga 754 të burgosur nga Polonia, 734 nga Rumania dhe 707 irlandezë.

Mediat në Britani kanë shkruar shpesh në lidhje me shqiptarët që burgosen në Britani. Më së shumti ata hyjnë në “rrugën e krimit”, për të kthyer borxhet që kanë, pasi shkojnë atje me para.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb