Brenton Tarrant, terroristi australian, autor i masakrës së të premtes në dy xhami të Christchurch, është në rrezik për jetën nga kriminelët lokal që kërcënojnë se do të hakmerren ndaj tij në burg.

Lajmin e bën të ditur New Zealand Herald. ‘Edhe ne kemi miq në burg’, ka thënë një nga pjesëtarët e bandës Herald, duke nënkuptuar një kërcënim ndaj tij.

Pjesëtarët e një bande lokale kanë shkuar dje dhe i kanë ofruar mbështetje familjarëve të viktimave jashtë në një shkolle: “Që kur erdhën në Zelandën e re ata tani janë pjesë e jona’, kanë shtuar duke shpjeguar, që ajo që Tarrant bëri ‘ishte e neveritshme dhe e dënueshme me çdo mënyrë’. Edhe një avokat penal, Kim Workman, deklaroi që ka marrë vesh nga disa burime të pavarura që Tarrant mund të jetë në rrezik në burg.

‘E vetmja gjë që duhet bërë-ka sygjeruar ai- është që administrate e burgut ta vendosë atë në izolim dhe ta mbajë në burg të ndarë nga të tjerët’. Ndër të tjera kryeministrja neozelandeze Jacinda Ardern ka thënë që brenda 100 ditësh do të njoftohet një reformë e ligjit për shitjen e armëve. Kryeministrja ka njoftuar një kërkesë për shërbimet inteligjente.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb