AUSTRI- “Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe ai shqiptar, Edi Rama, përdorën podiumin në Vjenë për të sulmuar Komisionerin Hahn”. Kështu shkruan portali austriak “Die Presse”, në një shkrim kushtuar samitit të Vjenës. Në shkrim vihet re toni kritik për qëndrimin e mbajtur nga kryministri i Serbisë dhe ai i Shqipërisë.

Sipas “Die Presse” dy kryeministrat ballkanikë kanë sulmuar komisionerin Hahn gjatë fjalimeve që kanë mbajtur në samit. Portali vazhdon shkrimin duke cituar batutat të përdorura nga Rama dhe Vuçiç, që sipas ‘Die Presse’ janë një sulm i qartë ndaj komisionerit Hahn.

“Ne nuk kemi ardhur posaçërisht në Vjenë për të biseduar me shoqërinë civile gjatë gjithë kohës”, ­tha Rama. “Por ne mund të themi atë çfarë mund të bëjë Komisioni Evropian”, iu drejtua ai komisionerit, shkruan artikulli. Por komisioneri Hahn iu kundërpërgjigj duke thënë që Rama mendon që BE-­ja është një bankomat që shpërndan para.

“Por BE-­ja është më shumë se kaq, ajo është një lidhje me vlerat e përbashkëta”, u shpreh Hahn.

“Die Presse” më tej vijon me fjalët që tha Vuçiç. “Ne regjistrojmë më shumë se 90 për qind të azilkërkuesit dhe në vendin tonë nuk ka pasur kurrë ndonjë sulm ndaj tyre – kjo nuk është kudo kështu”, tha Kryeministri serb, duke iu referuar sulmeve ndaj kampeve të azilkërkuesve në Greqi, Itali dhe Gjermani.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: