KOLASHIN- Ismail Ballist Morina, shqiptari që mori autorësinë e ngritjes së dronit në stadiumin Partizan të Beogradit, teksa luhej ndeshja Shqipëri-Serbi më 14 tetor të vitit të kaluar, provokon në Malin e Zi, të paktën kështu shkruajnë mediat malazeze të cilat i referohen një fotoje të publikuar nga ai në rrjetin social Facebook.

Në këtë foto, Ballist Morina ndodhet në Kolashin të Malit të Zi ku ka shkuar të shijojë skitë, ndërsa nuk nguron të tregojë një tatuazh shqiponje që ka në shpinë.

Por ajo që mediat quajnë si provokim nuk është thjesht shqiponja, por përshkrimi me të cilin ai ka shoqëruar foton, “Demostrim force në Kolashin, Mali i Zi”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: