Edhe media ndërkombëtare po i ndjek me interes zgjedhjet lokale në Shqipëri duke i cilësuar si një hap kyç në negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Rreth 3,3 milionë zgjedhës do të votojnë për kryetarët e 61 bashkive dhe rreth 1 600 këshilltarët bashkiakë. Votimi proporcional me një raund u thirr pas një reforme territoriale që parashikonte reduktimin e numrit të strukturave dhe të të zgjedhurve lokalë.

”Associated Press”
Shqiptarët filluan të votojnë sot në zgjedhjet lokale, një etape kyçe në përpjekjet e tyre për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Përveç rezultateve të dukshme në sistemin e drejtësisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, Brukseli pret gjithashtu zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipërinë post-komuniste.

”L’express”
Shqiptarët votojnë sot në zgjedhjet lokale, shënuar nga disa incidente dhe raste të dukshme të intimidimit të zgjedhësve, zgjedhje që po mbikëqyren nga afër nga komuniteti ndërkombëtar.

”AFP”
Shqiptarët votojnë sot në zgjedhjet lokale, një test për koalicionin e majtë në pushtet që prej vitit 2013, por gjithashtu dhe për pjekurinë demokratike të këtij vendi ballkanik, kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

”Anadolu”
Rreth 3.370.206 shqiptarë me të drejtë vote do t’i drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj në vend. Risia e këtyre zgjedhje është se ato zhvillohen sipas ndarjes së re administrative të vendit, ku nga reforma territoriale e miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, do të votohet për të zgjedhur kryetarët e rinj në 61 bashkitë e vendit. Më parë në Shqipëri ekzistonin 373 bashki dhe komuna.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: