Të shumta janë mediat britanike që sot janë zgjuar me lajmin se Frank Lampard do të shkarkohet nga Chelsea brenda 24 orëve.

Sipas mediave, lojtarëve të Chelsea-s u është thënë mos paraqiten në stërvitje deri të hënën pasdite, teksa duket se Lampardit nuk i ka mjaftuar as fitorja në Fa Cup me Luton Town.

Nga ana tjetër sipas Sky Sport, pretendent kryesor për të marrë stolin londinez është Tomas Tuchel që disa javë më parë u shkarkua befasisht nga PSG edhe pse nuk kishte rezultate negative.

Nga ana tjetër deri më tani Lampard ka bërë një sezon negativ me Chelsea-n teksa ka 1 vit e gjysmë në stolin londinez dhe nuk ka fituar asnjë trofe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb