BRITANI E MADHE

Tabloidet britanike nuk kanë ndërmend të lënë të qetë princ Harryin edhe pse ai është arguer në SHBA së bashke me Meghan dhe djalin, Arcie. Ato shkruajnë se duka i Sussex është mërzitur me jetën në Los Angeles, ndryshe nga Meghan dhe dëshiron të kthehet në Angli.

Madje sipas revistës ‘Neë Idea’ Harry ka marr në telefon kunatën e tij, Kate së cilës i ka kërkuar të organizojë një takim me babain dhe vëllain e tij.

Po sipas kësaj reviste Princ Harry është gati të kthehet në Angli dhe për këtë ai i ka kërkuar ndihmë një mikeshës së tij, me të cilën i prishi marrëdhëniet sapo njohu Meghan.

Ndërsa sipas “The Sun” Harry nuk ndihet i qetë në SHBA. Ai vuan e njëjt çorientim që i kishte ndodhur Meghan-it dy vitet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërsa sipas revistës “Tillett e Howard” shqetësimi më i madh i Harry-it është gjyshja e tij.

“Ai ka frikë që nuk do të jetë në Britaninë e Madhe kur të vdes gjyshja. Gjatë kësaj peridhe që është larg Harry ka kuptuar se gjyshja dhe baba i tij nuk do të jetojnë përgjithmonë”-shkruan “Tillett e Howard”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: