PORTUGALI- Futbollisti më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo, duket se ka harruar Irina Shayk, ndërsa ka nisur të takohet gjithnjë e më shpesh me modelen ukrainase, Yara Khmidan.

Siç shkruan gazeta portugeze “Ekspres” lojtari më i mirë në botë është parë me topmodelen, Yara Khmidan, e cila ka mjaft ngjajshmëri me Irinën, e dashura e tij prej disa kohësh, që siç shkruanin mediat nuk pëlqehej nga nëna e futbollistit. Madje sipas tyre, ishte pikërisht nëna ajo që i ka shtyrë drejt ndarjes.

Ndërsa për sa i përket modeles së ri në krahët e tij, bëhet me dije se ajo jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara, ndërsa karriera e saj e modelimit është në rritje e sipër.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb