Mediat serbe shkruajnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë kërkuar Serbisë të njohë pavarësinë e Kosovës dhe si shpërblim të sjellë kompanitë më të mëdha në botë për të investuar në Beograd.

Sipas mediave serbe, pavarësisht kësaj Beogradi tashmë ka hedhur poshtë këtë ofertë, shkruan Tanjug. Gjithashtu u theksua se i dërguari Special i Amerikës për Kosovën, Richard Grenell kohët e fundit udhëzoi që Beogradi dhe Prishtina të arrijnë një marrëveshje për njohje reciproke për të përfituar ekonomikisht.

Washingtoni dëshiron me çdo kusht një marrëveshje të shpejtë mes Beogradit dhe Prishtinës dhe kjo konfirmohet edhe nga detajet e bisedave të vështira mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe të dërguarit special të presidentit amerikan për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell.

Në numrin e sotëm të përditshmes serbe “Blic” thuhet tutje se Grenell përcolli porosinë e presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Serbia duhet ta njohë Kosovën.
Mirëpo, tani raportohet se Trump është i gatshëm t’i ofrojë Serbisë investime nga kompani të mëdha botërore nëse realizohet kërkesa e tij.

Blic
Blic

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb