TIRANË

Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare kanë shkruar për grabitjen e armatosur të ndodhur dje në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë.

Kështu, “Euronews” raporton se një bandë kreu grabitje në aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit. “Një bandë e armatosur hyri në aeroport dhe vodhi 10 milionë euro. Raportimet nga Tirana thonë se 40 persona janë marrë në pyetje dhe 4 janë arrestuar për ngjarjen, kryesisht nga stafi i aeroportit. Në arratisje e sipër, një grabitës u vra, kurse të tjerët ikën së bashku me paratë. Policia dhe Prokuroria po hetojnë rastin”, thuhet në raportimin e medias së njohur europiane.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Policia tha se paratë duhej të transportoheshin në një bankë në kryeqytetin austriak. Kjo është praktikë e zakonshme pasi banka qendrore e Shqipërisë thuhet se nuk pranon depozita të mëdha, kështu që paratë shpesh dërgohen nëpërmjet aeroportit të Tiranës.

Austrian Airlines tha se pas asaj që ndodhi, nuk do të bëhet transferim i mëtejshëm i parave në Vjenë.

Ndërkaq, për super-grabitjen e 10 milionë eurove kanë raportuar edhe media prestigjoze globale si “Reuters”, BBC, “Express.com.uk” por edhe media të tjera me rëndësi rajonale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb