Mediat e huaja sportive i kanë kushtuar hapësirë rezultatit të ndeshjes Danimarkë-Shqipëri. “Ka përfunduar pa gola ndeshja në Kopenhagen por nuk kanë munguar emocionet. Sidomos në pjesën e dytë të lojës, Danimarka ka treguar një forcë të madhe duke sjellë sulme të njëpasnjëshme, por ka gjetur në rrugë mbrojtjen e ashpër të shqiptarëve, sidomos të atij që shkëlqeu, Etrit Berisha”, shkruajnë mediat italiane.
“Portieri i Lazios ka zgjidhur më shumë se një situatë të rrezikshme, duke mbrojtur portën që sulmohej nda danezët dhe duke i nxjerrë me barazim pa gola djemtë e De Biazit”, vijon artikulli.
Edhe media të tjera kanë shkruar për ndeshjen e sotme që përfundoi pa gola në Kopenhagen. ‘Barazim i artë’ e kanë quajtur mediat e tjera rezultatin.
(m.k/Panorama/BalkanWeb)