Padyshim ajo është një nga aktoret dhe këngëtaret më të mira në qarkullim. E kemi fjalën për Jennifer Lopez, e cila së fundmi është përfolur se është hedhur sërish në krahët e ish-it të saj, aktorit Ben Affleck.

Ata janë lodhur duke e vendosur gjithmonë veten në qendër të vëmendjes dhe duke folur vetëm për veten e tyre.

Këngëtarja dhe aktorja, Jennifer Lopez, po shijon një romancë me të dashurin e saj të vjetër, aktorin 48 vjeçar, Ben Affleck.

Trëndafilat po lulëzojnë në dashurinë e saj dhe duket se për momentin ajo mund të llogarisë vetëm te aktori, pasi miqtë kanë filluar ta shmangin. Sipas mediave rozë, arsyeja është egoja e madhe e aktores.

“Shumë janë të kënaqur që janë në gjendje të shoqërohen me një femër kaq të mahnitshme, por ata janë të lodhur nga historitë e saj. Kohët e fundit, miqtë e saj janë mërzitur që çdo fjalë tjetër e saj është ‘Unë’. Kjo është arsyeja pse po bëhet e padëshirueshme në shoqëri”, tha një burim i njohur me situatën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: