Era Istrefi është këngëtarja e vetme shqiptare që jeton në Prishtinë dhe për të cilën mediat botërore
shkruajnë dita-ditës. Kënga “Bonbon” e saj është duke u pëlqyer jashtë mase edhe në top-listat muzikore të huaja. Faqja gjermane “Sontexte.com” shkruan se pop-këngëtarja Era Istrefi aktualisht është duke pushtuar top-listat muzikore.

“Me këngën e saj ‘Bonbon’, këngëtarja kosovare ka arritur të futet në hitparadet gjermane. Ndonëse nuk është ende shumë e njohur në Gjermani, me përzierjet e saj të zhanreve muzikore, si pop, dubstep dhe reggae, ka bërë që të jetë në krye të listave muzikore”, theksohet në këtë artikull. Ditë më parë, për Erën ka shkruar edhe faqja tjetër e huaj “Breatheheavy.com”, e cila thotë se zëri i këngëtares shqiptare ngatërrohet me atë të Rihanna-s.

“Në këto ditë teksa presim albumin e Rihanna-s ‘Anti’, një klip po qarkullon në ‘Twitter’. Njerëzit menduan se ishte bashkëpunimi i Rihanna-s me Major Lazer, që aq shumë e kishin ëndërruar. Por në fakt kjo këngë ishte ‘Bonbon’ e Era Istrefit, që ka 9 milionë klikime dhe vazhdon të rritet, sepse po pëlqehet në gjithë Evropën”, thuhet në artikullin kushtuar Era Istrefit.

(m.k/VipPages/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: