Mediat gjermane kanë raportuar për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë.

Lëvizja Vetëvendosje momentalisht po prin e para me mbi 48 për qind të votave. Ajo “parti e majtë-nacionaliste”, siç përshkruhet nga agjencia gjermane e lajmeve Dpa, la shumë pas Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila fitoi 17% dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) me 13 për qind të votave. Ata pranuan humbjen mbrëmë, pasi u njoftuan rezultatet.

Për LDK-në, të cilën agjencia gjermane e përshkruan si “partia e aktivistit legjendar të të drejtave të njeriut dhe pacifistit, Ibrahim Rugova (1844-2006)”, është rezultati më i keq në historinë e tyre. Kryeministri në largim nga partia, Avdullah Hoti, njoftoi se LDK do të vepronte si një “opozitë konstruktive” në parlament.

Ndërsa, shërbimi publik gjerman ARD përshkruan se: “Kurti i përket një brezi të ri të politikanëve. Ai mbron heqjen e gardës së vjetër që ka dominuar politikën e Kosovës që nga pavarësia. Ish-i burgosuri politik 45-vjeçar është një folës i talentuar. Ai është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve, por edhe njerëzve nga Kosova që jetojnë jashtë. Ata akuzojnë udhëheqjen e vjetër se nuk ka bërë asgjë kundër varfërisë dhe se ata janë të gjithë përgjegjës për korrupsionin e përhapur në vend”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb