GREQI- 30 çamë kanë nisur një udhëtim nga Shqipëria drejt Greqisë, pa mundur ta çojnë atë deri në fund. Sipas mediave greke, autobusi me 30 çamë ishte nisur drejt Prevezës për atë që mediat e quajnë pelegrinazh për të kërkuar pronat e tyre.

Po sipas mediave greke, me ndërhyrjen e ministrisë së jashtme greke, grupi u ndalua të kalojë në kufi dhe u kthye mbrapsht.

ndalohen-camet-ne-kufi

Ky veprim shkaktoi reagimin e personave të kthyer të cilët akuzojnë qeverinë shqiptare se është e përulur përpara Athinës e cila iu ndalon të moshuarve të udhëtojnë për të parë vendin ku kanë lindur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb