Programi “Petit Journal” në televizionin “Canal Plus” ka ironizuar sjelljen e kryeministrit italian, Matteo Renzi gjatë takimit me presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz. Ajo që bie në sy është moskorrektësia e Renzit, i cili e lë të presë për disa minuta presidentin e PE-së. Por përveç vonesës, Schulz duhet të priste që kryeministri italian të përfundonte disa telefonata dhe më pas iu desh të bënte edhe selfie në grup. Kur më në fund ulet në tryezë, Renzit i vjen gjumë dhe fillon të hapë gojën, ndërsa nuk ngurron të nxjerrë edhe celularin.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb