ITALI- Urdhër arresti i Prokurorisë Shqiptare për pronarin e televizionit “Agon Channel”, Francesco Beccheeti, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e mediave italiane. “Corriere della Sera”, “Il fatto quotidiano”, etj; shkruajnë për akuzën e ngritur nga autoritetet shqiptare kundrejt Becchetit, pastrim parash dhe falsifikim dokumentesh.

Mediat italiane raportojnë se Becchetit i janë konfiskuar llogaria bankare dhe aksionet që ka në 5 kompani, përfshirë këtu edhe televizionin “Agon Channel”.

Mediat vënë më tej në dukje se në këtë ngjarje është e përfshirë edhe nëna e personit në fjalë, Liliana Kondomiti.

Por lajmi është publikuar edhe në media të tjera ndërkombëtare.

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se pronari i ekipit anglez Leyton Orient është në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Ndërsa agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se prokurorët shqiptarë kanë ngrirë asetet e biznesmenit italian, ndërsa kanë lëshuar urdhër arresti për atë dhe bashkëpunëtorët e tij të akuzuar për pastrim parash.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb