Aurelio Andreazzoli pranon se Genoa ndodhet në një situatë të vështirë pas humbjes 4-0 ndaj Lazios, ndërsa raportohet se Gennaro Gattuso është në bisedime për të marrë drejtimin e skuadrës.

Stefano Pioli është gjithashtu një kandidat për t’u emëruar trajner i skuadrës italiane, por Sky Sport Italia raporton se negociatat fillestare tashmë kanë filluar me ish-strategun e Milanit.

“Sot, një skuadër e meritonte qartë fitoren dhe një qartë e meritonte të humbiste,” ka thënë Andreazzoli në Sky Sport Italia.

“Kishte mbizotërim në çdo fushë: karakter, zotërim, vendosmëri dhe organizim. Ne mund të kishim bërë më shumë, por gjithashtu ishim të pafat me Thomas Strakoshan që bëri disa pritje të shkëlqyera”. Gattuso lidhet edhe me një rikthim befasues te Milani, në rast se klubi italian e shkarkon Marco Giampaolon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb