Një helikopter i Forcave Ajrore Shqiptare ka bërë ulje të detyruar në një nga zonat e Toscanas në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se mjeti fluturues ishte nisur nga Franca drejt Shqipërisë por në një moment ka pësuar avari duke bërë zbritje urgjente në Casentino.

Ngjarja është rregjistruar mëngjesin e kësaj të enjte. Helikopteri kishte në bord katër anëtarë.

Mësohet se mjeti ajror pësoi nxehje të pjesëve motorrike. Fillimisht helikopteri u pa nga një banor i komunës Poppi, i cili lajmëroi edhe karabinierët. Këta të fundit pas konstatimeve të para thanë se nga ky rast mund të kishte ndodhur edhe një tragjedi.

“Shkathtësia dhe gatishmëria e pilotit shmangën më të keqen. Nuk ka dëmtime në mesin e anëtarëve të ekuipazhit, dhe as në mesin e popullatës, nuk ka dëmtime në strukturat”, tha polica italiane.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb