Vazhdon “telenovela” e trajneri që do të zëvendësojë Xhani De Biazin në stolin kuqezi. Sipas asaj që raporton “Tuttomercatoweb” së fundmi, Kristian Panuçi duket një hap përpara Valter Zengës për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare. Ish-mbrojtësi i Romës është një kandidaturë e mirë, pasi për momentin është i lirë dhe pa skuadër.

Italiani karrierën e tij në drejtimin e ekipeve e ka nisur si asistent i Fabio Kapelos në kombëtaren ruse dhe më pas ka drejtuar skuadrat e Livornos dhe Ternanës.

Ndërsa për sa i përket drejtorit teknik, 2 emrat më të lakuar sipas “Tutomercatoweb” janë Kamoleze dhe Sinjoreli. Gjatë javës pritet të kemi edhe zyrtarizimet nga FSHF-ja për këto dy poste të ngelura vakante./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: