Një mesjavë thuajse perfekte për skuadrat italiane në Champions. Atalanta ishte e vetmja që stonoi, ndërsa pas Juventusit edhe Inter me Napolin fituan sfidat e tyre, duke bërë që mediat përtej Adriatikut të mos përmbahen me titujt pas ndeshjeve të së mërkurës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Disa prej të përditëshmeve më të mëdha kthejnë në mëndje “tripletën” intersite të vitit 2010, teksa krahasojnë Antonio Conte me Jose Mourinho. Më realiste parashikimet për Napolin, por sipas mediave italiane, me një ekspert si Ancelotti në pankinë, skuadra e tij mund të shkojë larg në Champions.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në eufori edhe mediat angleze, që si gjithmonë luajnë me fjalët në titujt kryesorë për të përshkruar fitoret e rëndësishme të Liverpool dhe Chelsea, që plotësojnë mesjavën e shkëlqyer të skuadrave të Premier League në Champions.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk mund të ndodhte ndryshe dhe të përditëshmet spanjolle, sidomos ato katalunjase festojnë fitoren e Barcelonës, megjithëse nënvizojnë faktin se transferta çeke nuk ishte aspak mbreslënëse për kampionët e La Liga.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Francë qajnë golin e vonë që ndëshkoi Lyon në fushën e Benfica, që nga ana e saj merr të gjitha elozhet e mediave portugeze.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb